Rasti Jensen Huang dëshmon pse natyra njerëzore mbetet pika më e cenueshme e sigurisë kibernetike

Përfundimi i epokës së Jensen Huang në krye të Nvidia-s mbart një ironi të thellë. Lideri i një gjiganti teknologjik, suksesi i të cilit është i lidhur ngushtë me avancimin e vrullshëm të inteligjencës artificiale, u pengua nga një dobësi që asnjë sistem algoritmik nuk mund ta korrigjojë: instinktet themelore të njeriut.

Largimi i Huang nga kompania e çipave, të cilën e themeloi së bashku me të tjerë, pasoi zbulimet për disa marrëdhënie jashtë martese, ndër to veçanërisht ajo me Alice Huang, një profesioniste biznesi që shërbimet amerikane të inteligjencës e shohin si të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës. Nvidia ka bërë të ditur se nuk ka prova për rrjedhje të dhënash konfidenciale.

Të lidhura

None found

Në një epokë ku fokusi kryesor është mbrojtja e të dhënave personale nga sulmet e ndërlikuara dixhitale, rrëzimi i Huang sjell ndërmend thënien e njohur të hakerit Kevin Mitnick: “Njeriu është komponenti më i brishtë në zinxhirin e sigurisë”.

Huang nuk është rasti i parë i një figure me pushtet që lëshon kontrollin. Në vitin 2023, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni diskutoi çështje të politikës së jashtme gjatë një telefonate me dy komedianë rusë, të cilët e incizuan dhe e publikuan audio. Më herët, në vitin 2011, ish-shefi i CIA-s David Petraeus i dha biografes së tij, me të cilën kishte lidhje intime, akses në shënime që përmbanin materiale të klasifikuara.

Këto ngjarje shtrojnë një pyetje thelbësore: Çfarë e shtyn dikë që ka në dispozicion mekanizma të tërë mbrojtës të hapë veten në një bisedë të rëndomtë apo në çaste intimiteti?

Një pjesë e shpjegimit qëndron në mënyrën se si reagojmë ndaj pranisë së të tjerëve. Si psikolog social që hetoj sjelljen njerëzore përballë kërkesave, kam vërejtur ndikimin e fortë që kanë zëri, një kontakt i butë apo thjesht afërsia fizike e dikujt. Sinjalet sociale që prodhojnë ndjesinë e ngrohtësisë dhe besimit mund t’i bëjnë individët më të relaksuar, më të hapur dhe më të prirur për të dhënë para, për të plotësuar favore, për të ndarë të dhëna ose për të marrë rreziqe.

Komoditeti që sjell zëri i njeriut

Mitnick konsiderohet “hakeri më famëkeq i historisë”. Deri në arrestimin e tij më 1995, ai kaloi vite duke depërtuar në sistemet e mbrojtura të kompanive si Nokia dhe Motorola. Ai nuk përdorte programe të sofistikuara për thyerje kodesh, por thjesht dialogonte me viktimat e tij.

Ai telefononte objektivat dhe i bindte t’i zbulonin fjalëkalimet, duke u prezantuar si teknik i ri i IT-së ose si bashkëpunëtor i drejtuesit të tyre. Shumica dërrmuese e atyre që vinin në kontakt me të i besonin pa dyshim.

Thënë ndryshe, Mitnick e kishte kuptuar fuqinë e pazëvendësueshme të zërit njerëzor.

Kërkimet tregojnë se kur dëgjojmë dikë të flasë, në vend që të lexojmë fjalët e tij, e perceptojmë si më kompetent dhe më të afërt emocionalisht. Komunikimi zanor përmes telefonit apo videotelefonatave gjithashtu ndërton ura më të forta sociale sesa shkëmbimi i mesazheve apo email-eve.

Kjo mund të shpjegojë pse njerëzit kanë më shumë sukses kur kërkojnë favore me zë sesa me tekst. Në një hulumtim që realizova me psikologun social Mahdi Roghanizad, pjesëmarrësve iu caktuan rastësisht kanale të ndryshme komunikimi për t’u kërkuar të tjerëve favore. Rezultati tregoi se ata që telefononin merrnin gati dy herë më shumë përgjigje pozitive se ata që dërgonin email.

Kur synohet marrja e sekreteve të korporatës apo anashkalimi i rregullave të eksportit, mjafton ndonjëherë vetëm një zë. Por ka edhe faktorë të tjerë njerëzorë po aq të fuqishëm.

Efekti i prekjes fizike

Studimet kanë vërtetuar se kontakti fizik ndikon ndjeshëm në madhësinë e bakshisheve, gatishmërinë për të thënë “po” dhe prirjen për të ndërmarrë rreziqe.

Në një eksperiment të njohur të vitit 1984, një kamariere që prekte lehtë klientët kur u jepte kusurin merrte bakshishe më të mëdha. Në një tjetër studim klasik, studiueset iu afruan 178 kalimtarëve të panjohur për t’u kërkuar monedha për një telefon publik aty pranë. Kur ato i preknin lehtë në krah personat që ndalonin, këta kishin 76% më shumë gjasa të pranonin kërkesën.

Përfundimi ishte se prekjet e lehta krijonin një lidhje emocionale. Kjo lidhje i bënte njerëzit më të gatshëm të hapnin portofolin.

Hulumtime të mëvonshme sugjerojnë se prekja e butë mund të rrisë ndjenjën e sigurisë dhe të nxisë marrjen e rreziqeve. Në një studim të vitit 2010, pjesëmarrësit treguan më shumë guxim financiar kur një studiuese i prekte ngadalë dhe me qetësi në shpatull.

Rëndësia e pranisë direkte

Eksperimenti i famshëm i Stanley Milgramit me goditjet elektrike ofron një shembull elokuent se sa ndryshon sjellja kur kërkesa bëhet personalisht.

Në versionin origjinal, një studiues qëndronte pranë pjesëmarrësve dhe u kërkonte të jepnin goditje elektrike gjoja të dëmshme ndaj një personi që ata e besonin si pjesëmarrës tjetër. Studiuesi kërkonte rritje graduale të intensitetit. Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve arritën deri në nivelin maksimal.

Por në një variant tjetër, kur studiuesi largohej nga dhoma dhe jepte udhëzime përmes telefonit, vetëm 22,5% vazhdonin deri në fund.

Megjithëse debati mbi interpretimin e rezultateve të Milgramit vazhdon, edhe kolegët e mi dhe unë kemi konstatuar se njerëzit kanë shumë më tepër gjasa të pranojnë një kërkesë kur ajo bëhet ballë për ballë.

Në një studim, pjesëmarrësit që kërkonin favore personalisht kishin 34 herë më shumë gjasa të merrnin përgjigje pozitive sesa ata që dërgonin email. Në një tjetër, kërkesat e bëra drejtpërdrejt rezultuan dukshëm më efektive se ato përmes telefonit apo video-telefonatave.

Sulmet kibernetike dhe emailet mashtruese janë kërcënime reale për sigurinë. Por herë pas here, rreziqet më të mëdha vijnë nga njerëzit që ndodhen pranë teje. Edhe pse hollësitë e marrëdhënies mes Jensen Huang dhe Alice Huang mbeten të paqarta, afërsia e saj me drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s tregon se ekziston një dobësi ndaj së cilës edhe sistemet më të avancuara të sigurisë kibernetike mund të jenë të pafuqishme.


Shtuar më 18.11.2026 20:01

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet