Goditje e re për opozitën në Turqi! Kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera, i ndalohet të mbajë poste politike
Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryetarin e burgosur të Stambollit dhe kandidatin presidencial Ekrem Imamoglu me dy vjet e një muaj burg dhe i vendosi atij një ndalim politik për manipulim të dyshuar të votave në kongresin e Partisë Republikane Popullore, CHP, në vitin 2023.
Tetë të pandehur të tjerë, përfshirë kryetarin e provincës së Stambollit të Partisë së Re, Ozgur Celik, morën të njëjtin dënim, ndërsa tre të tjerë u liruan nga akuzat. Ndalimet nuk do të hyjnë në fuqi nëse dënimet nuk mbështeten në apel.
Çelik kritikoi procedurat, duke përmendur lirimin nga akuzat të kryetarit të bashkisë së Izmirit, Cemil Tugay, një ish-politikan i CHP-së i cili së fundmi iu bashkua Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
“U tha se Ozgur Celik dhe Cemil Tugay po shpërndanin para te delegatët”, i tha Celik gjykatës.
“Cemil Tugay lirohet nga akuzat, ndërsa Ozgur Celik merr një dënim me burg dhe një ndalim politik. Çfarë lloj sistemi të dyfishtë drejtësie është ky? A duhet që dikush në këtë vend të tradhtojë kauzën e tij dhe të kalojë te AKP-ja për t’u liruar nga gjykata?”, tha ai më tej.
Partia e Re u themelua në korrik nga Ozgur Ozel dhe 90 ligjvënës të tjerë që u larguan nga CHP pasi një gjykatë anuloi kongresin e vitit 2023 që zgjodhi Ozel kryetar dhe rivendosi në detyrë paraardhësin e tij, Kemal Kilicdaroglu.
Vendimi i së mërkurës është dënimi i dytë me burg që mbart një ndalim politik të vendosur ndaj Imamoglut. Dënimi i parë ishte për fyerje të një zyrtari publik.
Ndërkohë, Imamoglu është në gjyq në rastin shumë më të madh të korrupsionit në Bashkinë e Stambollit.
Prokurorët e akuzojnë atë për drejtimin e një organizate kriminale dhe kryerjen e veprave penale duke përfshirë ryshfet, mashtrim, pastrim parash dhe manipulim ofertash, duke kërkuar 2,352 vjet burg.
Imamoglu dhe Partia e Re i mohojnë të gjitha akuzat. Gjyqi, që përfshin më shumë se 400 të pandehur, mbetet ende në vazhdim.
Princi Harry: Nëse është e nevojshme të luftoj Rusinë, jam 100% gati të kthehem në ushtri
Zelenskyy: Negociatorët ukrainas do të informohen për takimet negociuese të Trump në Kinë
Komiteti i Senatit refuzon kandidatin e Trump, Jim O’Neill për të drejtuar Fondacionin Kombëtar të Shkencës
- 20:10 Princi Harry: Nëse është e nevojshme të luftoj Rusinë, jam 100% gati të kthehem në ushtri
- 19:54 Zelenskyy: Negociatorët ukrainas do të informohen për takimet negociuese të Trump në Kinë
- 19:46 Komiteti i Senatit refuzon kandidatin e Trump, Jim O’Neill për të drejtuar Fondacionin Kombëtar të Shkencës
- 19:44 10 muaj pas rënies së Maduros, Hegseth viziton pallatin presidencial në Karakas! Pritet nga presidentja në detyrë, Rodriguez
- 19:29 Bardhi ndan pamjet: E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, pengimi i saj përbën vepër penale
- 19:18 Buxheti 2027, Koçiu: 10 miliardë euro në qendër të familjeve, ulet TVSH-ja e shportës dhe çmimi i karburantit