Pas marshimit nga Kryeministria protestuesit ndodhen pranë Parlamentit, me thirrjet “Pa dorëheqje nuk ndalemi” dhe “Parlamenti i krimit”. Një pjesë e tyre ndodhej në anën tjetër të zonës, por tashmë janë bashkuar dhe po marshojnë drejt Kuvendit. Lëvizja e automjeteve vijon normalisht, pasi protestuesit nuk e kanë bllokuar rrugën.