Ndahet nga jeta motra e aktorit të njohur Sevdai Radogoshi
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e aktorit të njohur Sevdai Radogoshi – Qumili.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerës, Halil Radogoshi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku krahas njoftimit ka publikuar edhe një fotografi të motrës së tij.
Përmes disa fjalëve prekëse, ai ka ndarë me publikun lajmin e hidhur për humbjen e më të dashurës së tyre.
“Me dhimbje të thellë dhe zemër të pikëlluar ju njoftojmë se ka ndërruar jetë motra jonë e dashur Floranta Radogoshi!”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Halili ka bërë të ditur gjithashtu se detajet lidhur me kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të publikohen në vijim.
“Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojim në vijim!”.
Pas publikimit të lajmit të trishtë, të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet dhe duke ndarë mesazhe mbështetjeje për familjen Radogoshi në këto momente të vështira. /Telegrafi/







































