Analisti Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Prime News24 komentoi dhunën shtazarake ndaj protestuesit Enea Gjodedja.
Hoxha u shpreh se protestuesit janë rrahur aq fort, me qëllimin për të mos dalë më në protestë.
Sipas tij, në të shumtën e rasteve, rastet nuk bëhen publike. Për Hoxhën, Gjodedja ka gjetur guximin dhe ka bërë publik rastin përmes kreut të partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi në të kundërt, edhe dhuna ndaj tij, mund të mos merrej vesh.
Artan Hoxha thekson në fund se djali i dhunuar duhet të bëjë kallëzim për atë që ka ndodhur me të.
Artan Hoxha: Policia ka rrahur protestuesit kaq sa ka pasur mundësi, që mos dalin më në protestë.
Ai djali ka gjetur mundësinë dhe ka kontaktuar me z Shehaj. Një gjë kur bëhet publike, bëhet problem për Policinë. Për kallëzimin, policia e thërret qytetarin në komisariat dhe nuk kanë pse shkojnë oficerët e policisë tek Urgjenca.
Kur ka raste të rënda, Urgjenca e merr vetë policinë në celular. Enea Gjodedja duhet të bëjë kallëzim dhe në Prokurori.
