Pak ditë më parë bënë shumë zhurmë fjalët e Weston McKennie nga grumbullimi në kombëtaren amerikane, por pas vetëm 48 orësh, vijnë deklaratat e reja nga vetë futbollisti për të qartësuar gjërat.

‘Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërmend të largohem nga Juventusi. Jam i lumtur te Juventusi dhe jam i kënaqur që qëndroj këtu-tha McKennie-dhe për këtë arsye rinovova kontratën dhe mezi pres të kaloj edhe shumë vite të tjera këtu’.

Mesfushori 27 vjeçar e vijoi më tej deklaratën e tij të besnikërisë ndaj Zonjës së Vjetër.

‘Jam një lojtar i Juventusit dhe ka pasur një keqkuptim të asaj që kam thënë-shtoi McKennie-përkthimet dhe gjithë pjesa tjetër m’u kthyen kundër. Nuk e di përse, mendoj se diçka nuk shkoi mirë me përkthimin’.

Top Channel