Reali i Madridit nuk e ka harruar Olise, Mbappe e Konate po punojnë për ta bindur të pranojë Los Blancos Trajneri belg ka marrë dritën jeshile pas shërimit nga acarimi meningeal dhe do të jetë në stol të premten ndaj Kölnit, më pak se një muaj pas rrëzimit dhe shtrimit në spital.
Vincent Kompany është gati të rikthehet në stol. Pas një periudhe të vështirë shëndetësore, trajneri i Bayern Munichut ka lënë pas problemet që e detyruan të qëndronte larg skuadrës për disa javë. Lajmi është konfirmuar nga drejtori ekzekutiv i klubit, Jan-Christian Dreesen, i cili bëri të ditur se tekniku belg pritet të drejtojë bavarezët në sfidën e së premtes kundër Kölnit, që do të luhet në orën 20:30.
“Ai është në humor shumë të mirë. Acarimi meningeal është shëruar. Ndërkohë, ka kryer edhe ndërhyrjen kirurgjikale në shpatull”, deklaroi Dreesen gjatë një eventi të organizuar nga gazeta gjermane Abendzeitung.
Gjithçka nisi më 23 tetor, kur Kompany humbi ndjenjat dhe u rrëzua gjatë një seance stërvitore të skuadrës rezervë. Trajneri belg kishte kaluar më herët një infeksion viral, ndërsa pas incidentit u diagnostikua me acarim meningeal, që shoqërohej edhe me zhvendosje të shpatullës. Ai qëndroi gjashtë ditë në spital dhe më pas vijoi rikuperimin në banesë.
Rikthimi në ambientet e klubit nisi në fillim të javës së kaluar, kur Kompany u shfaq në Säbener Straße me krahun e majtë të fashuar. Të hënën ai drejtoi për herë të parë stërvitjen e skuadrës, ndërsa të enjten pritet të dalë edhe para mediave në konferencën për shtyp.
Në mungesë të tij, përgjegjësitë në pankinë i mori asistenti Aaron Danks, i cili e mbylli këtë periudhë me katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshje. Bayern arriti të mposhtë edhe Atlético Madridin në Champions League, si dhe të sigurojë kualifikimin në Kupën e Gjermanisë. Tashmë, pas një muaji të mbushur me shqetësime, Kompany është gati të rikthehet aty ku e la: në drejtimin e kampionëve të Gjermanisë.
Top Channel