Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, dhe gazetari Anri Bala u përfshinë në një debat të ashpër gjatë emisionit “Prime News24”.

Përplasja nisi pasi gazetari e akuzoi Shehajn se po e përdorte për qëllime politike denoncimin e dhunës ndaj protestuesit Enea Gjodedja, duke i kujtuar edhe qëndrimet e tij të mëparshme.

Kreu i partisë “Mundësia” iu kundërpërgjigj me tone të ashpra, duke e akuzuar Balën se po mbronte dhunuesit dhe personat e korruptuar. Shkëmbimi i akuzave vijoi për disa minuta, me replika të forta.

Në kulmin e përplasjes, Shehaj ndërpreu lidhjen direkte nga distanca.

Anri Bala: Detyra nuk është vetëm të dalësh në Tv dhe të bërtasësh. I bën vetëm në TV këto dhe më pas harron. Pastaj pazaret i bën me tjerët. I kemi parë piruetat e Agron Shehajt, dhe e ka thënë edhe Taulant Balla.

Agron Shehaj: A të vjen turp

Anri Bala: Ta tha Taulant Balla në parlament e ule kokën. Këto që denoncon sot, u ke kërkuar të të ruajnë votat.

Agron Shehaj: Jeni të neveritshëm.

Anri Bala: Hesht me mua, zotëri

Agron Shehaj: Të të vijë turp, që mbron dhunuesit, mbron të korruptuarit.

Anri Bala: Je i pabesueshëm.

Agron Shehaj: Je i neveritshëm, je pa dinjitet.

Anri Bala: Bën shfaqjen që të vish në studio dhe nuk i shkon rastit nga mbrapa.

Agron Shehaj: Je pa dinjitet, që u servilosesh të korruptuarve.

Anri Bala: Me njerëzit përditë jemi të gjithë, nuk je vetëm ti o zotëri, Nënë Tereza, Shën Tereza. Je për të mos u besuar. Ik e mohoja Taulantit, që nuk të ka ndihmuar në zgjedhje.

Agron Shehaj: Je i pacipë. Je i pafytyrë.

(Shehaj largohet nga lidhja live në distancë)

Anri Bala: Të kërkoj ndjesë për fjalën gjarpër që përdora, më fal e tërheq.

Agron Shehaj: Miku yt Taulant Balla, që të mban ty me para, ka shkuar tek shtëpia e fëmijëve të mi…Je një servil, një qenie e neveritshme. Ore mashtrues.

Anri Bala: I ke kërkuar ndihmë Taulant Ballës të të vijë në ndihmë, sepse votat ishte duke t’i vjedhur PD-ja?

Agron Shehaj: Të të vijë turp mo. Po gënjen haptazi.

Anri Bala: Të të vijë ty. Taulanti të ka paguar ty, që të ruan votat se mua nuk më njeh.

Agron Shehaj: Jam i neveritur nga fyerjet që u bënë dhe po largohem.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb