EMRI/ Sherr për vendin e parkimit në Durrës, plagoset i riu me thikë

22:00, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një plagosje me armë të ftohtë, të llojit thikë, është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake të siguruara dyshohet se shkak i konfliktit mes personave të përfshirë ka qenë një vend parkimi, në zonën e njohur si ‘Rrota e Kuqe’.

Si pasojë e sherrit, ka mbetur i plagosur Ardit Gjoka, 33 vjeç, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

Ai ka marrë dy goditje me thikë në shpatull. Mësohet se i plagosuri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco