Drejtori i IEVP Rrogozhinë e shefi i policisë i japin leje 5 ditore, arratiset nga burgu Alfred Hoxha i dënuar për  'vjedhje'

Drejtori i IEVP Rrogozhinë e shefi i policisë i japin leje 5 ditore, arratiset nga burgu Alfred Hoxha i dënuar për 'vjedhje'

21:51, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Nga Elton Qyno Syri.net

Alfred alias Aurel Hoxha, një i dënuar nga Shijaku me 4 vite burgim për akuzën e “Vjedhjes” është arratisur nga burgu i Rrogozhinës, gjatë periudhës së lejës.

I dënuari kishte përfituar nga drejtoria e burgut një lejë 5 ditore, por siç mësohet nga gazetari Elton Qyno, Alfred Hoxha, nuk është vetëparaqitur në institucion e vuajtjes së dënimit brenda ditës së sotme dhe orarit të caktuar nga drejtoria.

Hoxha duhet të kthehej në IEVP-në e Rrogozhinës mesditën e sotme, për shkak të mbarimit të periudhës kohore 5 ditore. Por një veprim të tillë ai nuk e ka kryer, duke çuar në largimin e tij.

Drejtoria e burgut të Rrogozhinës mësohet se ka marë kontakt me familjarët e tij, njëkohësisht ka njoftuar dhe Policinë e Shtetit. Familjarët janë shprehur se nuk kishin dijeni se ku ndodhej Alfred Hoxha, por kanë premtuar se do e njoftonin atë për tu rikthyer sërisht në burg, me qëllim shlyerjen e dënimit të mbetur.

Siç mësohet Alfred Hoxha është dënuar nga gjykata me 4 vite burgim për akuzën e “Vjedhjes”. Nga ky dënim ai ka kryer 3 vite burgim, ndërsa ka ende për të shlyer ende dhe 1 vit tjetër.

Në burgun e Rrogozhinës, ai vuante dënimin së bashku me vëllanë e tij, i cili mësohet të jetë dënuar për të njëjtën vepër penale. Sipas dëshmisë që vëllai ka dhënë në policinë e burgut të Rrogozhinës, i vëllai, Alfredi, ditën që ka dalë me lejë 5 ditore e ka përqafuar dhe i ka thënë se: “…do e mari shumë malli për të…”.

Rasti pritet të ndiqet nga strukturat përgjegjëse, të cilat duhet të verifikojnë rrethanat e mosrikthimit të të dënuarit dhe të ndërmarrin procedurat përkatëse, në përputhje me parashikimet ligjore.

Ndërkohë një hetim administrativ ka nisur lidhur me rolin dhe përgjeshmërinë e Drejtorit të Burgut Rrogozhinë, Alban Zela së bashku me shefin e policisë së Burgut, Jonuz Brahushi, të cilët kanë miratuar lejën 5 ditore për të dënuarin Alfred Hoxha nga Shijaku.
Informacionet flasin se zyrtarët e këtij burgu, kanë abuzuar me miratimin e kërkesave për leje 5 ditore të të dënuarve. Nga 5 leje në javë, mësohet se këtë rradhë në burgun e Rrogozhinës janë miratuar 14 leje brenda javës, duke sjellë dyshime të arsyeshme për një prapavijë korruptive.

Me këtë statistikë javore të miratimin të lejeve, burgu I Rrogozhinës ja ka kaluar dhe burgut të Fierit, Reçit dhe Drenovës që kufirin e kanë deri në 10 leje në javë për të dënuarit, megjithëse numri i personave që vuajnë dënimin në këto burgje është shumë herë më i madh se ai i Rrogozhinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco