Antonio Rudiger është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin. Qendërmbrojtësi gjerman do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.
Ndaj, drejtuesit e “Los Blancos” kanë nisur që tani nga puna për të gjetur pasuesin e denjë të Rudiger në qendrën e mbrojtjes. Në listësn e drejtuesve të klubit madrilen, janë 4 emra. Dy prej tyre janë mbrojtës të sprovuar dhe në kulmin e karrierës. Njëri prej tyre konsiderohet si mbrojtës me perspektivë për të ardhmen, ndërsa i fundit është një produkt i dalë nga akademia e Real Madridit dhe tani është gati për t’u rikthyer në shtëpi.
Emrat që po ndjek Real Madrid janë: Nico Schlotterbeck (26 vjeç) Borussia Dortmund, Finn Jeltsch (20 vjeç)Stuttgart, Alessandro Bastoni (27 vjeç) Inter, si dhe Jacobo Ramon (21 vjeç), produkt i akademisë së klubit madrilen, i cili aktualisht luan për Como-n.







