Negociatat për Brexit ngecin: Brukseli kërkon qartësi nga Londra për të ardhmen me BE-në

Marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian mund të hyjnë sërish në një fazë pasigurie.

Brukseli nuk pranon të vijojë bisedimet për marrëveshje të veçanta me Londrën pa marrë më parë një përgjigje të qartë se çfarë synon qeveria britanike në raport me BE-në.

Të lidhura

None found

Sipas “The Guardian”, diplomatët evropianë duan që kryeministri Andy Burnham të sqarojë nëse Britania kërkon thjesht lidhje më të ngushta me bllokun apo po shqyrton edhe rikthimin në Bashkimin Evropian.

Kjo temë pritet të jetë pjesë e diskutimeve në samitin që mbahet të premten në Bruksel. Ndërkohë, palët po punojnë për të përmbyllur një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushat e tregtisë, bujqësisë, energjisë, lëvizjes së të rinjve dhe sigurisë.

Megjithatë, bisedimet janë penguar nga disa mosmarrëveshje. Një prej tyre ka të bëjë me kërkesën e Brukselit që Britania t’i përafrojë politikat tregtare me ato të BE-së, përfshirë masat që lidhen me automjetet elektrike kineze.

Londra, nga ana tjetër, kërkon hapësirë më të madhe për të vepruar dhe kundërshton marrjen përsipër të angazhimeve të forta që mund t’ia kufizojnë marrëdhëniet me tregjet e tjera.

Diskutimet për tarifat universitare që u aplikohen studentëve evropianë në Britani janë shtyrë për një fazë të mëvonshme.

Përpara se të përcaktojë kursin e ardhshëm, qeveria britanike po shqyrton organizimin e një debati kombëtar gjatë vitit 2027. Në të, qytetarët dhe institucionet vendore do të mund të diskutojnë alternativat e mundshme.

Mes opsioneve janë vazhdimi i marrëdhënieve aktuale, krijimi i një bashkimi doganor, rikthimi në tregun e përbashkët evropian ose anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.


Shtuar më 18.11.2026 22:13

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş