Buxheti 2027 në Kuvend/ Ministrja Delina Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

Ekonomi | 1 minutë më parë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2027 për dikasterin që drejton, duke vënë theksin te rritja e të ardhurave, mbështetja për pensionistët, indeksimi i pagave dhe lehtësimi i kostos së jetesës për familjet shqiptare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale pas prezantimit, ministrja Ibrahimaj detajoi shtyllat kryesore të ndërhyrjeve financiare dhe fiskale të parashikuara në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Pensionet dhe indeksimi

Parashikohet një fond prej 24 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve dhe dyfishimin e shtesave mujore për pensionistët.

Shporta ushqimore

Propozohet ulja e shkallës së TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore bazë, me synim uljen e shpenzimeve të përditshme të konsumatorëve.

Lehtësimi i tatimit mbi pagat

Rreth 32,200 të punësuar pritet të përfitojnë nga ndryshimet fiskale në tatimin mbi të ardhurat nga puna, krahas indeksimit të pagave në sektorët kryesorë të ekonomisë.

Strehimi dhe punësimi

Vijon mbështetja për familjet dhe të rinjtë përmes subvencionimit të kredive dhe qirave, si dhe zgjerimi i programeve të punësimit, arsimit profesional dhe mbështetjes për sipërmarrjen.

“Në qendër të Projektbuxhetit 2027 janë përmirësimi i të ardhurave, lehtësimi i kostos së jetesës dhe krijimi i mundësive të reja për qytetarët”, u shpreh ministrja Ibrahimaj, duke e cilësuar paketën si një instrument të orientuar drejt mirëqenies së familjeve shqiptare.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme