Një konflikt për një vend parkimi dyshohet se ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 33-vjeçari në zonën e plazhit në Durrës.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, ku, sipas të dhënave paraprake, disa persona janë përfshirë në një konflikt për parkimin e automjetit.
Gjatë përplasjes ka mbetur i plagosur Ardit Gjoka, 33 vjeç, i cili ka marrë dy goditje me thikë në shpatull. Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt.


