Tom Holland dhe Zendaya blejnë vilën luksoze në Londër për 8.25 milionë, paguajnë “cash” dhe përfitojnë ulje prej… Gazetari Milaim Zeka, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”, ka folur për vuajtjet e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë, duke u ndalur veçanërisht te gjendja shëndetësore e bashkëshortes së Jakup Krasniqit.
Zeka u shpreh se ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ngriti pikëpyetje për arsyet pse Krasniqit nuk i jepet mundësia të qëndrojë pranë bashkëshortes së tij, qoftë edhe për një ose dy javë.
“Gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë dhe nuk e kuptoj pse nuk e lejojnë që Jakupi të qëndrojë pranë gruas së tij, të paktën një javë ose dy javë. Sikurse shumë gra të tjera, edhe ajo ka kaluar nëpër një labirint vuajtjesh. Jakupin e kam pasur profesor dhe është dënuar në vitet 1981-1982 me 15 vite burg për aktivitetin e tij politik. Ai i ka vuajtur vitet e burgut në burgjet jugosllave, ndërsa tani po bën gjashtë vite në burgun e Hagës. Është 76 vjeç dhe është e paimagjinueshme të mendosh se nëpër çfarë vuajtjesh kanë kaluar kjo grua dhe fëmijët e saj”, thotë Zeka.
Zeka solli në vëmendje edhe vështirësitë me të cilat përballen familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, duke përmendur bashkëshorten e Jakup Krasniqit, nënën e Hashim Thaçit, si dhe familjarët e Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.
“Është vuajtje për familjarët. Imagjinoni bashkëshorten e Jakupit, nënën e Hashim Thaçit, familjarët e Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit, që duhet të ndërrojnë gjithë ata avionë për të arritur në Hagë”, tha Zeka.
Ai u ndal edhe te vështirësitë e takimeve me të afërmit, duke theksuar se vetëm ata që i kanë përjetuar këto situata mund ta kuptojnë peshën emocionale të tyre.
“Vetëm ata që e kanë provuar në lëkurën e tyre mund ta imagjinojnë se çfarë do të thotë të takosh partnerin pas grilave”, përfundoi Milaim Zeka.
Top Channel