Mbi 55 mijë tifozë në Tiranë, por rekordi i publikut për Shqipërinë u vendos larg shtëpisë Mykhailo Mudryk prej kohësh kishte shumë për të thënë. Futbollisti i Tottenhamit, i huazuar nga Chelsea, ka sulmuar ashpër Ukrainën, duke e akuzuar atë si përgjegjëse për rastin e dopingut që i kushtoi një pezullim katërvjeçar nga futbolli.
Ukrainasi nuk kishte luajtur prej dy vitesh, që nga nëntori i vitit 2024, kur rezultoi pozitiv me meldonium gjatë një kontrolli antidoping. Ai qëndroi jashtë fushave deri në gushtin e kaluar, kur u shpall i pafajshëm nga Agjencia Botërore Antidoping (ëADA).
‘Ishte diçka krejtësisht e papritur. Përfaqësues të Chelseat erdhën në shtëpinë time dhe më dhanë lajmin. Nuk të mbetet gjë tjetër veçse të ulesh dhe të dëgjosh. Nuk mund ta besoja që ishte e vërtetë. Kur shpenzon shuma marramendëse për nutricionistë, kujdesesh me përpikëri për dietën dhe punëson kuzhinierë të posaçëm, nuk mund ta imagjinosh që diçka e tillë mund të të ndodhë. Ishte si një rrufe në qiell të pastër. Nuk mund ta besoja që rezultati pozitiv në testin antidoping ishte i vërtetë… Ishte sikur të bije nga maja e një grataçele. Në ëndërr, do të përplaseshe përtokë, por në jetën reale unë vazhdoja të bija pa fund. Ishte një goditje shumë e rëndë për mua, sidomos nga ana psikologjike’– rrëfeu futbollisti ukrainas në podcastin Guest of Gordon, të publikuar në rrjetet e tij sociale.
‘A e mendove vetëvrasjen?’– e pyeti intervistuesi.
‘Jo, nuk e shihja këtë si një rrugëdalje, por e kam menduar shumë. Gjithsesi, nuk doja as të bija në mëshirë të vetvetes’-u përgjigj ai, dukshëm i emocionuar dhe me zërin që i dridhej.
Por megjithatë, më e keqja do të vinte më pas. Mudryk, siç do të bënte çdo njeri në vendin e tij, u përpoq të rindërtonte të gjithë ngjarjen për të kuptuar se si meldoniumi kishte përfunduar në organizmin e tij. Ai shqyrtoi disa mundësi, por njëra prej tyre mori gjithnjë e më shumë peshë.
‘Kam një ide se si mund të ketë ndodhur. Nuk e njihja këtë substancë, mësova për ekzistencën e saj vetëm pasi më njoftuan për rezultatin pozitiv. Është një substancë që mund të sigurohet vetëm në Europën Lindore…’– nisi të rrëfente futbollisti ukrainas-Ajo mund të ketë hyrë në organizmin tim vetëm kur ndodhesha atje, pra në Ukrainë, sepse në Angli nuk gjendet. Në atë periudhë shkoja atje vetëm për të luajtur me kombëtaren. Në Ukrainë nuk ekziston absolutisht asnjë sistem sigurie. Në klube, kur udhëton për një ndeshje jashtë fushe, ka gjithmonë persona përgjegjës për atë që ndodh në dhomat e hotelit dhe për gjithçka që lidhet me ekipin. Ka njerëz që mbikëqyrin çdo gjë. Në Ukrainë, jo. Ne kishim një nutricionist që na jepte nga një pilulë çdo dy ditë, përpara ndeshjeve. Na sillte nga një gotë të vogël dhe të gjithë e merrnim atë’.
Kur u bë publik lajmi, Mudryk u përpoq të kontaktonte federatën. Ajo që fillimisht dukej si një gjest vullneti të mirë, përfundoi duke u kthyer në një makth për futbollistin.
‘Pikërisht kur kisha më shumë nevojë për ndihmë, më kthyen shpinën. Bënë sikur po më ndihmonin, por në fund krijuan më shumë probleme nga sa zgjidhën”, shtoi ai, me trishtim dhe zemërim të përmbajtur-vijoi Mudryk-Kam shpenzuar miliona për të pastruar imazhin tim. M’u deshën përpjekje të jashtëzakonshme, shumë punë, kohë dhe, mbi të gjitha, shumë para që të mund të rikthehesha në fushë. Do të doja që njerëzit të kuptonin se, në fund të fundit, mund të mbështetesh vetëm te vetja. Kur gjithçka shkon mirë, të gjithë janë pranë teje. Por kur gjërat shkojnë keq dhe ke nevojë për ndihmë, papritur kupton se nuk ke miq. Askush nuk dëshiron të të ndihmojë’.
Pas një pune të gjatë dhe të vështirë për të kapërcyer këtë periudhë, Mudryk po rigjen buzëqeshjen te Tottenhami. Pavarësisht gjithë kohës së humbur, ai ka tashmë një mundësi të dytë për të rinisur karrierën.
Top Channel