Shqiptari Brajan Gruda po përjeton një fillim të jashtëzakonshëm të karrierës me Kombëtaren e Gjermanisë.

Futbollisti i RB Leipzigut e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë mundësinë e dhënë nga përzgjedhësi Jurgen Klopp, duke shkëlqyer që në debutimin e tij dhe duke vazhduar me paraqitje edhe më mbresëlënëse në ndeshjen e dytë.


22-vjeçari debutoi më 13 nëntor, në fitoren 3-1 të Gjermanisë në udhëtim ndaj Serbisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Gruda ishte në formacionin titullar dhe shënoi golin e tretë të gjermanëve në minutën e 50-të, pas një aksioni individual fantastik.

Ai e mori topin në gjysmën e fushës së tij, përshkoi një distancë të gjatë duke kaluar disa kundërshtarë dhe e përfundoi aksionin me goditje të saktë në portë.

telegrafi.com

Një gol dhe dy asistime kundër Holandës

Në paraqitjen e dytë, më 16 nëntor, Gruda ishte sërish titullar në fitoren bindëse 5-0 ndaj Holandës. Këtë herë ndikimi i tij ishte edhe më i madh: shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime.

Fillimisht, ai asistoi për Nico Schlotterbeckun nga një goditje dënimi, më pas për Florian Wirtzin me një pasim të shkëlqyer, ndërsa në minutën e 77-të shënoi vetë pas një topi të kthyer nga shtylla.

Kështu, në dy paraqitjet e para me Gjermaninë, Gruda regjistroi dy gola dhe dy asistime, duke lënë gjurmë të menjëhershme në ekipin kombëtar.

- YouTube www.youtube.com

Klopp e cilëson talent të jashtëzakonshëm

Paraqitjet e tij nuk kaluan pa u vënë re nga emra të mëdhenj të futbollit gjerman. Përzgjedhësi Jürgen Klopp e vlerësoi si një talent të jashtëzakonshëm, duke theksuar aftësitë individuale të futbollistit.

Pas ndeshjes me Serbinë, Klopp u ndal edhe te mënyra e lojës së Grudës.

“Kemi Derry Scherhant dhe Brajan Gruda, dhe Zoti im, ata të dy dinë vërtet të luajnë futboll! Por sasia e punës që bënë dhe ajo që duhej të bënin sot, ishte absolutisht e jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Klopp.

Ai vuri në pah se futbollisti ndonjëherë tenton të driblojë më shumë seç duhet, por theksoi se nuk dëshiron t'ia kufizojë këtë cilësi. Trajneri vlerësoi mënyrën se si Gruda alternon lojën e thjeshtë me aksionet individuale dhe merr përsipër rrezikun për të krijuar epërsi.

telegrafi.com

Schweinsteiger: Gruda është i nivelit botëror

Edhe legjenda e futbollit gjerman Bastian Schweinsteiger foli me superlativa për Grudën. Në një koment për ARD-në, ai e përfshiu futbollistin mes lojtarëve që mund të bëjnë diferencën në skuadër, duke e cilësuar atë si një lojtar të nivelit botëror.

Schweinsteiger përmendi së bashku Grudën, Florian Wirtzin dhe Derry Scherhantin, duke vlerësuar potencialin dhe ndikimin që mund të kenë këta futbollistë në përfaqësuesen gjermane.

“Është një ëndërr të kesh në skuadër futbollistë si Wirtz, Scherhant apo Gruda. Ata janë lojtarë që bëjnë diferencën. Ky i fundit është i nivelit botëror”, deklaroi Schweinsteiger.

Schweinsteiger e cil\u00ebson Brajan Grud\u00ebn futbollist t\u00eb nivelit bot\u00ebror: Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ta kesh n\u00eb skuad\u00ebr telegrafi.com

Demichelis vlerëson edhe zhvillimin pa top

Ndërkohë, trajneri i RB Leipzigut, Martín Demichelis, u ndal te një aspekt tjetër i zhvillimit të Grudës, puna pa top dhe kontributi në fazën mbrojtëse.

Ai theksoi se futbollistit i është dashur kohë për të kuptuar rëndësinë e ndjekjes së kundërshtarëve dhe rikuperimit të topit, por se tani po e kupton kënaqësinë që sjell kjo për të, ekipin dhe tifozët. Demichelis e konsideron këtë pjesë të rëndësishme të procesit të zhvillimit të tij si futbollist.

“Brajanit i duhej pak kohë para se të fillonte të ndiqte topat dhe kundërshtarët, siç bëri kundër Schalke ose Augsburgut”, tha Demichelis për “Leipziger Volkszeitung”.

“Tani ai e ndjen sa mirë është për të, për ekipin dhe për tifozët kur e fiton përsëri topin. Kjo është gjithashtu pjesë e zhvillimit të tij”, deklaroi ish mbrojtësi argjentinas.

Nga një debutim me gol, te një paraqitje me një gol dhe dy asistime, Gruda ka bërë që emri i tij të jetë në qendër të vëmendjes në futbollin gjerman.

Përveç shifrave dhe aksioneve vendimtare, vlerësimet e Kloppit, Schweinsteigerit dhe Demichelisit tregojnë se te futbollisti i ri po shihet potencial për t'u zhvilluar në një lojtar me ndikim të madh. /Telegrafi/