“Je hajdut, fjalët e tua si wc”, Balla shpërthen ndaj Shehajt: Do e votosh heqjen e imunitetit kur ta kërkojë drejtësia italiane?
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ironizoi akuzat e bëra më herët nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Në fjalën e tij Balla tha se fjalët e Shehajt kanë aq vlerë, sa ka dita Botërore e WC-ve e shpallur nga OKB.
“Këtu e kam fjalën për këta deputetët e natës, që pasi rrinë ditën vijnë në darkë e çfarë nuk thonë. Me ty e kam Agron. Fjalët e tua do t’i përdor nesër meqenëse 20 nëntorin OKB e ka shpallur si ditën Botërore të wc-ve”, tha Balla.
Më tej Balla i hodhi dorashkën e sfidës Shehajt, duke i kërkuar të shprehej nëse do ta votonte heqjen e imunitetit të tij kur ta kërkojë drejtësia italiane.
“Do e votosh heqjen e imunitetit tënd kur ta kërkojë drejtësia italiane Agron? Ti je hajdut, ja çfarë je”, vijoi më tej Balla.
Kujtojmë se prej orës 10 të së mërkurës zhvillohent senca maratonë ku po diskutohet buxheti për vitin 2027.




