Frigoriferi s’po ftofë fort? Apo e ke nda mendjen që dhoma e ndenjës ka nevojë për një ekran ma të madh?

DARTY
po vjen në Kosovë.

Dyqani i parë i brendit francez hapet sot nga ora 11:00 në Ulpiana City Center, mbi Interex 24h, afër QKUK-së.


Në dyqan gjen pajisje për kuzhinë, televizorë, telefona, laptopë e plot të tjera.

Me vete, DARTY sjell edhe një traditë nga Franca që po e prezanton për herë të parë në Kosovë, Kontratën e Mirëbesimit.

Çka të vjen bashkë me pajisjen?

Kur je duke zgjedhë një lavatriçe, mund të të duhet dikush që t’i shpjegon dallimet mes modeleve. Kur e ke zgjedhë, duhet me e çu në shpi, me e montu e me ditë ku me u drejtu nëse të duhet servis.

Me Kontratën e Mirëbesimit, ekipi i DARTY-t merr përsipër 15 zotime për secilin klient. Ato mbulojnë çmimin, zgjedhjen e produkteve, shërbimet dhe qëndrueshmërinë. Prej këshillës në dyqan deri te montimi e servisi, kontrata të tregon çka mundesh me pritë prej ekipit të DARTY-t.

Sot ka DHURATA!

Nëse je ndër 100 blerësit e parë që sot bëjnë një blerje mbi 100 € në dyqan, një dhuratë është e jotja. Regjistrohu në dartyks.com. Pas blerjes, në llogari të shfaqet një kod QR, të cilin e skanon në dyqan për të hyrë në lojë.

Brenda kutisë, letrat lëvizin pa u ndalë. Kape një letër dhe zbulo çka ke fitu.

Mundet me qenë një iPhone, MacBook Neo 13, PlayStation 5, Apple Watch ose një televizor Samsung. Në lojë janë edhe një fshesë Dyson, Philips Lumea, rrobalarëse LG dhe Candy, një frigorifer Proline side-by-side dhe një set kuzhine. E për rrugë, ka një biçikletë elektrike UrbanGlide dhe një trotinet elektrik Segway.

Bon zhurmë, Prishtinë! DARTY erdh.