Moti në Shqipëri, vranët dhe me shi

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria sot do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
SHMU njofton se reshjet priten të jenë fillimisht me intensitet të ulët, të cilat pas orëve të mesditës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në veri të vendit.
Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 20m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
2 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































