Bota

Trump, Putin dhe Xi në Shenzhen/Bisedime për Ukrainën, Iranin dhe IA-në!

Shenzheni në Kinë sot pret një takim tripalësh mes Donald Trumpit, Xi Jinping-ut dhe Vladimir Putin-it, të organizuar në kuadër të forumit APEC. Diskutimet përqendrohen në kriza të mëdha ndërkombëtare, veçanërisht te lufta në Ukrainë e tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe në marrëdhëniet tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës dhe Rusisë.

Gjithashtu, përfundoi një takim dypalësh midis Trump-it dhe Jinping-ut, i treti ballë për ballë mes dy udhëheqësve këtë vit, pas takimeve në Pekin në maj dhe në Uashington, muajin e kaluar. Më herët u mbajt një tjetër takim dypalësh, midis Trump-it dhe Putinit e zgjati rreth 40 minuta.

Gjatë bisedës me presidentin rus, Trump iu referua si “një mik i imi”, duke shtuar se të dy kanë pasur “një marrëdhënie shumë të mirë për shumë vite” dhe se bashkëpunimi i tyre mund të çojë në “shumë gjëra të mrekullueshme” ose, të paktën siç theksoi, të shërbejë si fillimi i diçkaje pozitive.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.