Xi Jinping është gati të mbajë takimin historik trepalësh me Trump dhe Putin, sipas medias shtetërore kineze CCTV.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se si ai ashtu edhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, duan të shohin fundin e luftës në Ukrainë , përpara një takimi historik trepalësh me presidentin rus, Vladimir Putin, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec) në Kinë, shkruan BBC.
Bisedimet trepalëshe do të shënojnë herën e parë që udhëheqësit e këtyre vendeve do të zhvillojnë një takim zyrtar.
Temat që mendohet se do të jenë në axhendë përfshijnë luftërat në Ukrainë dhe Iran, përhapjen bërthamore, tensionet tregtare dhe zhvillimet në inteligjencën artificiale.