Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 08:40 400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë Epiqendra e besimit katolik dhe pelegrinazhit, një nga veprat mjeshtërore të arkitekturës kishtare, Bazilika e Shën Pjetrit në Romë u shugurua 400 vjet më…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

Kultura
E enjte, 19 Nëntor 2026 08:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Epiqendra e besimit katolik dhe pelegrinazhit, një nga veprat mjeshtërore të arkitekturës kishtare, Bazilika e Shën Pjetrit në Romë u shugurua 400 vjet më parë pas ndërtimit që zgjati rreth 120 vjet.

Sheshi i Shën Pjetrit në Romë gumëzhin në të gjitha ditët e vitit nga turistët dhe pelegrinët. Që nga lashtësia, besimtarët kanë bërë pelegrinazh në vendin ku sot ngrihet Bazilika e Shën Pjetrit në Romë. Aty besohet se ndodhet varri i apostullit Pjetër. 400 vjet më parë, më 18 nëntor 1626, bazilika u shugurua.

Atraksion turistik apo vend i shenjtë?

Edhe 400 vjet pas shugurimit të bazilikës, Pietro Zander, nga institucioni tradicional i Vatikanitqë kujdeset për mirëmbajtjen dhe restaurimin e Bazilikës së Shën Pjetrit, ka një qëndrim të qartë: “Duhet të kujdesemi që kjo bazilikë të mos perceptohet si muze, edhe pse brenda saj gjenden vepra të jashtëzakonshme arti. Sepse këtu arti është në shërbim të besimit, arti rrëfen besimin.”

Brenda bazilikës, kolonat monumentale ndërthuren me mozaikë të punuar me mjeshtëri. Aty gjenden statuja shenjtorësh dhe varre të papëve të ndryshëm. Dyshemeja është prej mermeri, ndërsa tavani zbukurohet me ornamente prej stukoje të praruara. E gjithë kjo është rezultat i një historie ndërtimi që zgjati 120 vjet

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Guri i themelit për Bazilikën e re të Shën Pjetrit u vendos që në vitin 1506, por punimet ecën ngadalë që në fillim. Arkitekti i parë, të cilit Papa Julius II i asaj kohe i besoi projektin, ishte Donato Bramante.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fillimisht ai kishte plane konkrete, tregon Pietro Zander: “Bramante e përfytyronte ndërtesën e re mbi bazën e një kryqi grek. Kjo do të thotë se dy aniatat e kishës, aksi gjatësor dhe ai tërthor, duhej të kishin të njëjtën gjatësi, përkatësisht 105 metra.”

Shumë arkitektë u angazhuan në ndërtim

Por Bramante arriti të ndërtonte vetëm katër kolona gjigante para se të vdiste në vitin 1514. Dhe fati i tij thuajse u kthye në një model që do të përsëritej. Edhe arkitektët që e pasuan vdiqën pas vetëm pak vitesh dhe nuk arritën të bënin shumë përparim në kantier. Punimet ndërpriteshin vazhdimisht për vite, madje edhe për dekada.

Mund t'ju interesojë

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Para 10 orësh
Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e ri: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mirënjohës sa prisja

Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e ri: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mir...

17 Nëntor 2026, 21:05
Fest Folk, festivali që ruan traditën dhe promovon talentin e fëmijëve në Elbasan

Fest Folk, festivali që ruan traditën dhe promovon talentin e fëmijëve në Elbasan

17 Nëntor 2026, 14:29

Vetëm artisti Michelangelo Buonarroti, në mesin e shekullit XVI, i dha një shtysë vendimtare ndërtimit. Ai përcaktoi format monumentale që karakterizojnë sot Bazilikën e Shën Pjetrit dhe hartoi skicat e kupolës.

“Jam plotësisht i bindur: po të mos kishte qenë Michelangelo, sot këtu do të kishim një Sagrada Familia. Pra, një kishë që askush nuk do ta kishte përfunduar kurrë”, thotë Zander.

Ishte Papa Paul V ai që, në fillim të shekullit XVII, përfundoi pjesën ballore të ndërtesës dhe urdhëroi ndërtimin e fasadës që shihet sot nga Sheshi i Shën Pjetrit. Në vitin 1626 pasoi shugurimi solemn i bazilikës.

“Pothuajse i gjithë qyteti kishte punuar për ndërtimin ose kishte kontribuar në një mënyrë apo në një tjetër”, tregon Zander. “Prandaj shugurimi ishte një ngjarje shumë e rëndësishme, veçanërisht për banorët e Romës.”

Edhe sot Bazilika e Shën Pjetrit ka një rëndësi të veçantë për banorët e Romës dhe është shndërruar në një nga simbolet e qytetit. Imazhi i saj gjendet në kartolina, në magnetë suvenirësh apo në varëse. Pothuajse nga çdo pikë panoramike njerëzit përpiqen ta dallojnë dhe, mbi çatitë e Romës, ajo është thuajse gjithmonë e dukshme: kupola e saj madhështore dhe mbresëlënëse.

/DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë
Para 2 minutash

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim, por bisedimet pa Ukrainën janë gabim i madh
Para 11 minutash

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim, por bisedimet pa Ukrainën janë gabim i madh

Ura e Kerçit sulmohet sërish para samitit Trump-Putin-Xi, pezullohet trafiku
Para 26 minutash

Ura e Kerçit sulmohet sërish para samitit Trump-Putin-Xi, pezullohet trafiku

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino
Para 41 minutash

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës ...

Më të lexuarat

1 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 16 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

2 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 10 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 22 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 16 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.