Video/ Trump kap për dore presidentin kinez për ta ndihmuar të ngjitet në shkallët lëvizëse, momenti kapet nga kamera Mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën deputeti, Erald Kapri, ku komentoi rolin e Faik Konicës si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Kaprit, ai është njohur si ambasador fuqiplotë në ’26 në SHBA. Madje tregoi dhe një rast kur Churchill në ’42 shkoi në Uashington për të bërë bashkë kartën e Atlantikut.
Ai u shpreh se mungesën e Shqipërisë e vuri re Roosevelt, i cili kishte thënë se Shqipëria ka pasur ambasador zotin Konica.
“Një detaj tjetër, Konica, i cili u njoh si ambasador fuqiplotë në ’26 në SHBA. Për të kuptuar se sa njerëz të fuqishëm kemi pasur. Në ’42 Churchill shkon në Uashington dhe bën bashkë kartën Atlantikut që është pak a shumë karta pararendëse për Organizatën e Kombeve të Bashkuara që vjen pas luftës.
Te lista Roosevelt thotë se mungon Shqipëria sepse ka pasur ambasador zotin Konica. Pra ai kujtohet se mungon Shqipëria në listën e vendeve nëshkruese sepse i kujtohet Konica. Këtu e kupton forcën e një ambasadori dhe ndikimi që ai ka patur në Uashington”, tha Kapri.
Top Channel