Elshani: Kemi angazhuar 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në Prishtinë

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë angazhuar 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e kryeqytetit.
Përmes një postimi, Elshani ka bërë të ditur se ky angazhim synon të ofrojë më shumë mbështetje për nxënësit që kanë nevojë për përkrahje të veçantë gjatë procesit arsimor.
“E di që nevojat janë edhe më të mëdha, por po punojmë që çdo fëmijë të ketë kujdesin, vëmendjen dhe mbështetjen që meriton”, ka shkruar Elshani.
Ai ka theksuar se synimi është që çdo nxënës që ka nevojë për mbështetje të ketë një asistent. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
5 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































