• Kontakt
Thursday, November 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi BOTA

Trump, Xi, Putin/ Samit me interesa të kundërta

08:59 : 19/11/2026
në BOTA

A do të shkruhet vërtet histori nga takimi tresh në Shenzhen? Kur tre burrat më të fuqishëm të botës të takohen këtë të enjte (19.11.2026) për bisedime të drejtpërdrejta në kuadër të samitit të APEC-ut në Shenzhen të Kinës, në këtë “takim me rëndësi historike” do të jetë në lojë as më shumë e as më pak se “paqja botërore”. Të paktën kështu deklaroi paraprakisht kreu i shtetit kinez Xi Jinping.

Asnjëherë më parë Xi, presidenti i SHBA-së Donald Trumpdhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin nuk janë takuar të tre së bashku për të diskutuar problemet më urgjente të botës. Madje ende nuk është e sigurt se cilat tema do të diskutohen konkretisht: çarmatimi bërthamor, Irani, Ukraina, tregtia botërore?

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj ka paralajmëruar tashmë për një “Jaltë 2.0”, duke iu referuar Konferencës historike të Jaltës të vitit 1945, kur Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Britania e Madhe diskutuan në Krime për riorganizimin politik të Evropës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Por në fakt, tre udhëheqësit duken ende shumë larg një riorganizimi global. Pritshmëritë dhe interesat e palëve para takimit ndryshojnë ndjeshëm, dhe kjo në disa fusha njëherësh.

Pozicione të kundërta: Armët bërthamore

Lexo edhe:

Tensione në Gjirin Persik, Irani godet bazën amerikane në Kuvajt

Ukraina fut në “sherr” Rusinë dhe Francën

Një nga temat për të cilat Trump dëshiron të bisedojë me Moskën dhe Pekinin është reduktimi i mundshëm i arsenaleve bërthamore në mbarë botën. Që prej skadimit në shkurt 2026 të NEW START, marrëveshjes së fundit të madhe amerikano-ruse për armët bërthamore, nuk ekziston më asnjë marrëveshje detyruese për kufizimin e armëve strategjike bërthamore.

Uashingtoni dëshiron të përfshijë edhe Kinën. Por Pekini deri tani e ka kundërshtuar këtë. Rusia dhe SHBA-ja kanë secila rreth nëntë herë më shumë armë bërthamore se Kina. Nga këndvështrimi kinez, dy fuqitë më të mëdha bërthamore duhet fillimisht të reduktojnë arsenalet e tyre, përpara se edhe Pekini të jetë i gatshëm të bëjë lëshime.

SHBA-ja dhe Kina kishin arritur ndërkohë që në nëntor 2024 një marrëveshje parimore për armët bërthamore dhe inteligjencën artificiale. Sipas saj, të dyja shtetet bien dakord se vendimi për përdorimin e armëve bërthamore duhet të mbetet gjithmonë në duart e njeriut. Edhe Rusia, në parim, ka të njëjtin qëndrim, por në të kaluarën ka bllokuar disa herë marrëveshje ndërkombëtare përkatëse.

Nëse për këtë çështje do të arrihej një deklaratë parimore tripalëshe me karakter detyrues, ky do të ishte një hap i madh përpara në kontrollin e armëve bërthamore.

Pozicione të kundërta: Irani

Një tjetër çështje e rëndësishme për Trumpin është konflikti me Iranin. Por edhe këtu tri fuqitë ndjekin interesa shumë të ndryshme. SHBA-ja dëshiron të pengojë Iranin që të fitojë aftësinë për të prodhuar një bombë atomike. Për një periudhë u fol edhe për mundësinë e një ndryshimi të regjimit në Teheran. Presidenti amerikan nuk flet më për këtë, por synimi mbetet që programet iraniane të raketave dhe dronëve të kufizohen në mënyrë të qëndrueshme.

Pekini, nga ana tjetër, i ka dënuar ashpër sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit. Kina është një blerëse e rëndësishme e naftës iraniane. Për këtë arsye, konflikti dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit godasin edhe ekonominë kineze. Në të kaluarën, Pekini është përpjekur të paraqitet së bashku me Pakistanin në rolin e ndërmjetësit. Megjithatë, qeveria amerikane e ka akuzuar Pekinin se e mbështet ushtarakisht Iranin, për shembull përmes furnizimit me komponentë dhe informacione satelitore.

Edhe Rusia i kundërshton sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit. Moska ka marrëdhënie të ngushta me Teheranin dhe ndër të tjera ka marrë dronë iranianë Shahed për luftën e saj në Ukrainë. Sipas shërbimeve amerikane të inteligjencës, Rusia e mbështet Iranin ndër të tjera me informacione satelitore. Për më tepër, një dobësim ushtarak i Teheranit nuk është në interesin e Rusisë.

Në këto kushte është e diskutueshme nëse Trump, Xi dhe Putin do të arrijnë qoftë edhe të hartojnë një propozim të përbashkët për armëpushim. Edhe më e vështirë duket gjetja e një zgjidhjeje afatgjatë të konfliktit, e pranueshme për të gjitha palët.

Pozicione të kundërta: Ukraina

Për presidentin rus Putin, në qendër të vëmendjes është mbi të gjitha lufta në Ukrainë. Ai dëshiron të diskutojë me Trumpin dhe Xi-në për një zgjidhje të mundshme të konfliktit. Për Moskën nuk bëhet fjalë vetëm për situatën në vetë Ukrainën, por edhe për arkitekturën e ardhshme të sigurisë në Evropë. Rusia prej vitesh kërkon kufizimin e ndikimit perëndimor dhe kritikon zgjerimin e NATO-s. Putin dëshiron ta shtrojë këtë çështje edhe në Shenzhen.

Nga Uashingtoni, para samitit, kanë ardhur sinjale kontradiktore. Fillimisht Shtëpia e Bardhë la të kuptohej se lufta në Ukrainë nuk do të ishte zyrtarisht në qendër të takimit. Megjithatë, vetë Donald Trump u shfaq më i hapur ndaj bisedimeve:

“Do të flasim për temën time të preferuar, Ukrainën. Ukraina po humbet kundër Rusisë. Rusia humbet 25.000 ushtarë në muaj. Pra, do të flasim për këtë”, tha presidenti amerikan pak para nisjes.

Por kjo duket se nuk i përshtatet mikpritësit. Sipas raportimeve të mediave, Xi nuk dëshiron të negociojë për Ukrainën në Shenzhen. Qëndrimi zyrtar i Kinës është që Ukraina dhe shtetet evropiane duhet të përfshihen në negociatat për paqen. Vetë Xi e kishte ritheksuar këtë qëndrim në fund të tetorit në një bisedë me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Por asnjë prej këtyre vendeve nuk është i pranishëm në samitin e APEC-ut. Një “samit për Ukrainën në format trepalësh” do të binte ndesh me këtë qëndrim. Për këtë arsye, Pekini nuk e ka përfshirë këtë temë as në agjendën zyrtare të takimit tripalësh.

“Qëndrimi i Pekinit ishte i pritshëm”, shkroi në X ekspertja e Kinës Sari Arho Havren nga Royal United Services Institute (RUSI) në Londër. “Kinës nuk i pëlqejnë surprizat dhe dëshiron të sigurohet që as Trumpi dhe as Putini të mos ia vjedhin vëmendjen mikpritësit.”

Çfarë presin tre krerët e shteteve nga samiti?

Për Xi-në, samiti është një mundësi për ta paraqitur Kinën si një aktor të pazëvendësueshëm të politikës ndërkombëtare. Edhe interesat ekonomike luajnë një rol të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë, udhëheqja kineze përpiqet të qëndrojë jashtë konflikteve mes Uashingtonit dhe Moskës.

Trump dëshiron të shënojë sukses në arenën ndërkombëtare pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e ndërmjetme dhe për këtë i duhen suksese diplomatike. Putin, nga ana e tij, synon të hedhë hapa të mëtejshëm për të dalë nga izolimi ndërkombëtar dhe ta pozicionojë Rusinë si një fuqi të madhe me status të barabartë.

Megjithatë, interesat e tri fuqive të mëdha janë pjesërisht shumë larg njëra-tjetrës. Aq larg, sa duket pak e mundshme që, në fund, samiti të prodhojë më shumë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme sesa imazhe të fuqishme dhe simbolikë të madhe. /DW

Etiketa: kinePutinRusiSHBAtakimTrumpXi

Lajme të lidhura

BOTA

Tensione në Gjirin Persik, Irani godet bazën amerikane në Kuvajt

20:45 : 18/11/2026
BOTA

Ukraina fut në “sherr” Rusinë dhe Francën

19:55 : 18/11/2026
AKTUALITET

Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër

14:02 : 18/11/2026
BOTA

Xi thyen protokollin 50-vjeçar për Trump. Tregtia, çipat dhe Kongresi i ri, çfarë fshihet pas buzëqeshjeve

13:02 : 18/11/2026
BOTA

Problemet me sistemet teknologjike në SHBA/ Rubio: Nuk janë sulme kibernetike

09:55 : 18/11/2026
AKTUALITET

51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

21:34 : 17/11/2026

TË GJITHA

Trump, Xi, Putin/ Samit me interesa të kundërta

08:59 : 19/11/2026

Këmbimi valutor 19 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:49 : 19/11/2026

Alarm në Bruksel/ Hakerat godasin Komisionin Evropian, në rrezik të dhënat e mijëra punonjësve

08:38 : 19/11/2026

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

08:19 : 19/11/2026

Socialistët miratojnë me forcën e kartonit Buxhetin 2027

08:10 : 19/11/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 19/11/2026

Horoskopi, 19 nëntor/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

23:05 : 18/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com