“Besoj se, herët a vonë, cikli me Juventus do të duhet të mbyllet. E di që kam lënë diçka pas“. Kështu është shprehur trajneri Antonio Conte lidhur me marrëdhënien e tij me klubin bardhezi.
Me këtë fanellë ai ka përjetuar momente të mëdha, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner. Në lidhje me një rikthim të tij në Torino, trajneri i njohur zbulon dy kushtet e domosdoshme.
“Duhet që unë të jem i disponueshëm dhe Juve të jetë në kërkim të një trajneri që nuk është aktualisht nën kontratë,” shpjegon ai në një intervistë për italiane, referuar që klubi ka nën kontratë Luciano Spalletti.
“Ka pasur dy raste në të kaluarën kur mund të ishim bashkuar sërish: një herë kur ata punësuan Sarri, moment në të cilin unë isha i lirë, por përfundova tek Inter”, kujton Conte.
“Ishte edhe një herë tjetër kur Giuntoli zgjodhi Thiago Motta, ndërsa unë shkova te Napoli. Kjo është jeta”, deklaroi Antonio Conte.







