• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur do të udhëtojmë me tren? Publikohen pamjet nga testimi i linjës Durrës–Tiranë

by A R
19/11/2026 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hekurudha Shqiptare ka publikuar pamje të një tjetër prove të kryer në linjën hekurudhore Durrës–Tiranë–Rinas, këtë herë me një tren pasagjerësh. Testimi shënon një tjetër hap në kuadër të projektit për rikonstruksionin dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, që synon të lidhë qytetin e Durrësit me kryeqytetin dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, treni shihet duke përshkuar itinerarin Durrës–Tiranë–Rinas. Krahas pamjeve, Hekurudha Shqiptare e ka shoqëruar postimin me mesazhin: “Projekti Tiranë-Durrës-Rinas. Hap pas hapi drejt modernizimit të transportit hekurudhor”.

https://www.cdnimpuls.com/video/snapsave-app-1532724178674831-hd-6afea7ce9cfdf.mp4

Kjo provë vjen pas testimit të zhvilluar në fillim të muajit nëntor, kur e njëjta linjë u përshkua nga një tren mallrash, i përbërë nga katër lokomotiva dhe tetë vagonë. Ndryshe nga testimi i mëparshëm, kësaj radhe në shina është vendosur një tren pasagjerësh, duke vijuar verifikimet në kuadër të përgatitjes së linjës për funksionimin e saj.

Projekti hekurudhor Durrës–Tiranë–Rinas konsiderohet një prej investimeve të rëndësishme për përmirësimin e transportit publik në vend. Ai synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë hekurudhore mes dy prej qendrave më të rëndësishme urbane dhe aeroportit, duke ofruar një alternativë tjetër udhëtimi për qytetarët dhe vizitorët që mbërrijnë në Shqipëri.

Sa i përket ecurisë së punimeve, bëhet me dije se projekti po i afrohet fazës së përfundimit. Tetë godinat e stacioneve hekurudhore përgjatë linjës pritet të dorëzohen brenda tremujorit të parë të vitit 2027.

Ndërkohë, paralelisht me punimet në infrastrukturë, po vijojnë edhe fazat përfundimtare të instalimit, testimit dhe certifikimit të sistemeve të sinjalizimit dhe telekomunikacionit. Këto sisteme janë thelbësore për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e qarkullimit të trenave.

Objektivi i përcaktuar është që infrastruktura hekurudhore Durrës–Tiranë–Rinas të përfundojë dhe të certifikohet brenda tremujorit të fundit të vitit 2027. Pas përmbushjes së këtyre fazave, linja do të jetë një hap më pranë vënies në funksion, duke synuar përmirësimin e lidhjeve të transportit mes Durrësit, Tiranës dhe aeroportit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur do të udhëtojmë me tren? Publikohen pamjet nga testimi i linjës Durrës–Tiranë

Kur do të udhëtojmë me tren? Publikohen pamjet nga testimi i linjës Durrës–Tiranë

November 19, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 19 nëntor 2026

November 19, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kush na tha se Europa është Brukseli?

November 19, 2026
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

November 19, 2026
Alarm në Bruksel! Hakerat godasin Komisionin Evropian! Rrezikohen të dhënat e mijëra punonjësve

Alarm në Bruksel! Hakerat godasin Komisionin Evropian! Rrezikohen të dhënat e mijëra punonjësve

November 19, 2026
Gati karta e studentit, tarifa të ulëta në 14 fusha, shërbime me kosto të ulët edhe në BE

Master në Itali, doktoraturë në Gjermani| Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria, mbizotërojnë vajzat

November 19, 2026
Mediat: Putin me çantën e kodeve bërthamore në Shenzhen

Mediat: Putin me çantën e kodeve bërthamore në Shenzhen

November 19, 2026
Moti për sot me vranësira dhe reshje shiu

Moti për sot me vranësira dhe reshje shiu

November 19, 2026
Xi dhe Trump takohen në Shenzhen, presidenti kinez: Jam i vendosur të punoj me ju për të çuar marrëdhëniet në kursin e duhur

Xi dhe Trump takohen në Shenzhen, presidenti kinez: Jam i vendosur të punoj me ju për të çuar marrëdhëniet në kursin e duhur

November 19, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In