VLEN: Ahmetin e shqetëson ndërprerja e lidhjeve me Serbinë

Sot, koalicioni VLEN ka hedhur kritika të ashpra ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për shkak të deklaratës së tij se paqja në rajon arrihet përmes bashkëpunimit me Serbinë. Nga ky formacion politik theksohet se Ahmeti ende vazhdon të vajtojë “Open Ballkanin”.

“Në një përpjekje të përsëritur për ta rehabilituar agresorin, ai deklaron se paqja rajonale ndërtohet në bashkëpunim me Serbinë. Me të njëjtën Serbi që nuk e njeh Kosovën, nuk ka kërkuar asnjëherë falje për gjenocidin e viteve ’99 dhe vijon të sponsorizojë sulme terroriste si ai i Banjskës, për të cilin Ahmeti nuk ka folur kurrë.

Të lidhura

None found

Me të njëjtën Serbi që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, të cilën ne e shohim si parakusht për normalizimin e raporteve mes dy popujve. Qeveria VLEN ka përcaktim të qartë: lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën përmes Korridorit 8, autostradës Shkup – Bllacë, rrugës Tetovë – Prizren dhe shërbimit One Stop Shop në vendkalimet kufitare.

Ndërsa nostalgjikët e Open Ballkanit duhet ta kuptojnë se çështja kombëtare kurrë më nuk do të bëhet peng e interesave të ngushta grupore e familjare, e as monedhë në transaksionet e dyshimta të krushkut që na e solli Alta Bankën”, thonë nga VLEN.


Shtuar më 19.11.2026 09:05

Tags:
Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet