• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Askush nuk guxon të blejë pronat e krimit! Ankandet qesharake: Karburant nën vlerë, dele, skrap…

by A R
19/11/2026 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konfiskimi i aseteve të krimit ka si qëllim final përfitimin e një të mire publike nga përdorimi apo shitja përfundimtare e tyre. Shumë prej pasurive mbeten në degradim dhe zgjidhja është shitja në ankand. Por, ajo që vihet re ndër vite është dështimi i këtyre procedurave.

Arsyeja është e thjeshtë, askush nuk guxon të blejë prona të të fortëve pasi i tremben presioneve.

“Problem është që duhet që agjensia të ketë më tepër kompetenca që në momentin e krijimit të një ankandi të ketë mundësi edhe të hetojë personat që marrin pjesë në ankand për të bërë të mundur shmangien e këtij fenomeni që ndonjëherë mund të jetë present pra që prona nuk e humbet qëllimin e s”ja përfundimtarë vazhdon ti shërbejë po atij personi që i është sekuestruar”, u shpreh Florian Boshnjaku, ish-prokuror.

Vetë AAPSK sqaron se në ankand janë shitur vetëm prona të degraduara deri sot, të cilat e kanë humbur vlerën.

“Në kuadër të garantimit të transparencës dhe informimit të publikut, AAPSK publikon të gjitha ankandet në faqen zyrtare të institucionit. Në ankand janë nxjerrë pasuri të luajtshme të tipit skrap, naftë, dele të cilat kanë degraduar për shkak të periudhës së gjatë që kanë qenë në konfiskim dhe eficenca më e mirë është që të kryhen procedurat e ankandit”. 

AAPSK nxori në ankand 56 dele të racës franceze lakon, me vlerë fillestare 649 mijë e 600 lekë pa TVSH. Në procedurë mori pjesë vetëm kompania “BOSHNJAKU-A”, e cila u shpall fituese duke ofruar pikërisht çmimin minimal: 649 mijë e 600 lekë. Ndërsa Agjencia administron pasuri të sekuestruara dhe konfiskuara me vlera të mëdha, në këtë rast aktiviteti i saj përfundon te shitja e 56 deleve, në një ankand pa konkurrencë dhe pa asnjë rritje mbi çmimin fillestar. Njoftimi tregon gjithashtu se bagëtitë ishin nxjerrë edhe dy herë më parë në ankande të dështuara, në janar dhe në mars 2025. Kjo, shihet edhe si një skemë për uljen e vazhdueshme të vlerës nga njëra procedurë tek tjetra.

“E gjitha kjo është një procedurë që çon në uljen e vlerës së asetit me qëllim që shteti të përfitojë sa më pak lekë dhe blerësi që në 99% të rasteve janë të njëjtët persona që iu është marrë prona, të paguajnë sa më pak lekë”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

Në një tjetër ankand, AAPSK ka shitur 2 mijë e 280 litra benzinë, e sekuestruar si produkt kontrabande. Vlera fillestare e ankandit ishte 103 mijë e 194 lekë të reja pa TVSH. Thënë ndryshe, 45 lekë për litër. Në procedurë mori pjesë vetëm kompania “BOSHNJAKU-A”, e njëjta që bleu edhe 56 delet në ankandin e cituar më sipër (shiten delet ne ankand). Subjekti u shpall fitues i ankandit për vlerën 106 mijë e 290 lekë të reja, vetëm 3% mbi çmimin fillestar. Thënë ndryshe, afro 46 lekë për litër në një kohë që çmimi i benzinës në tregun e lirë përgjatë vitit 2026 ka kapërcyer mbi 200 lekë për litër. (shitet benzina) Njoftimi tregon se ankandi ishte publikuar të paktën dy herë, në janar dhe prill 2026.

“Ka ankande që bëhen një herë dy herë ose tre herë nëse janë të dështuara, pra prona nuk shitet dot me vlerën e caktuar dhe vendosë të dalë sërish në ankand. ligji parashikon që në daljen e dytë ose të tretë vlera e gjithë pronës ulët, fillimisht ulet me 20% më pas me 50% derisa shitet në nivel qesharak me çmimet që ka një pronë në treg, çka do të thtë që këtu kemi një humbje”, u shpreh ekspertja e ekonomisë, Gertjana Hasalla.

Një tjetër ankand rezulton për pasuritë e sekuestruara të shoqërisë “Energji–Kalivaç” në pronësi të biznesmenit italian të dënuar nga drejtësia Francesco Bechetti (kalivac ankand). Fjala është për pajisje, makineri të rënda, automjete dhe impiantin e betonit në kantierin e hidrocentralit të Kalivaçit që nuk u ndërtua kurrë. Në ankandin e parë, të parashikuar për 2 shtator 2025, vlera fillestare ishte 15 milionë e  322 mijë lekë pa TVSH. Në procedurën e mëvonshme, vlera fillestare u rrit në 21 milionë e 723 mijë lekë. Fitues u shpall “Çekrezi Metal”, me ofertë 23 milionë lekë, ose, 50% më shumë se vlera e ankandit të parë. Nga katër konkurrentët, dy u skualifikuan për mangësi dokumentacioni. Procedura u ankimua dhe përfundoi vetëm pas vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik në shkurt 2026. Në këtë rast, pozitiv është fakti që të njëjtat pajisje, u nxorën për vlerë më të lartë prej rreth 42 % nga procedura e parë.

Ankandi i fundit i shpallur nga Agjencia e Administrimit është sërish për bagëti. AAPSK nxori në ankand gjashtë viça të sekuestruar në cilësinë e provës materiale, me peshë të deklaruar rreth 1 mijë e 675 kilogramë Vlera fillestare ishte 854 mijë lekë pa TVSH. Pra, ankandet e zhvilluara janë pikërisht të këtyre niveleve. Kjo është një pasqyrë e asaj që është publikuar. Vetë Agjencia raporton 16 ankande, por refuzoi të japë më shumë detaje për blerësit apo vlerën e pasurisë.

AAPSK nuk zhvillon ankande online. Nga verifikimi në lidhje me ankandet e kryera rezultojnë të jenë 16 ankande. Të gjitha procedurat e shitjes në ankand zhvillohen në përputhje me Ligjin nr. 9874, datë 14.02.2008, “Për ankandin publik”, si dhe me VKM nr. 888, datë 14.12.2016, “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe zhvillimit të ankandit publik”.

“Në qoftë se do të ketë një transparencë të tillë, atëherë do të shikojmë edhe këto prona. Evidentohen që janë prona me vlerë më të madhe sesa këto qesharaket: skrap, gjë e gjallë, gjedh etj”, u shpreh eksperti i ekonomisë Pano Soko./ Top Channel 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Askush nuk guxon të blejë pronat e krimit! Ankandet qesharake: Karburant nën vlerë, dele, skrap…

Askush nuk guxon të blejë pronat e krimit! Ankandet qesharake: Karburant nën vlerë, dele, skrap…

November 19, 2026
Kur do të udhëtojmë me tren? Publikohen pamjet nga testimi i linjës Durrës–Tiranë

Kur do të udhëtojmë me tren? Publikohen pamjet nga testimi i linjës Durrës–Tiranë

November 19, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 19 nëntor 2026

November 19, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kush na tha se Europa është Brukseli?

November 19, 2026
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

November 19, 2026
Alarm në Bruksel! Hakerat godasin Komisionin Evropian! Rrezikohen të dhënat e mijëra punonjësve

Alarm në Bruksel! Hakerat godasin Komisionin Evropian! Rrezikohen të dhënat e mijëra punonjësve

November 19, 2026
Gati karta e studentit, tarifa të ulëta në 14 fusha, shërbime me kosto të ulët edhe në BE

Master në Itali, doktoraturë në Gjermani| Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria, mbizotërojnë vajzat

November 19, 2026
Mediat: Putin me çantën e kodeve bërthamore në Shenzhen

Mediat: Putin me çantën e kodeve bërthamore në Shenzhen

November 19, 2026
Moti për sot me vranësira dhe reshje shiu

Moti për sot me vranësira dhe reshje shiu

November 19, 2026
Xi dhe Trump takohen në Shenzhen, presidenti kinez: Jam i vendosur të punoj me ju për të çuar marrëdhëniet në kursin e duhur

Xi dhe Trump takohen në Shenzhen, presidenti kinez: Jam i vendosur të punoj me ju për të çuar marrëdhëniet në kursin e duhur

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In