Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është tejkaluar problemi i sigurimit shëndetësor për të punësuarit e saj, duke rikthyer mbulimin shëndetësor për të gjithë punonjësit.
Sipas njoftimit zyrtar, pas ndërmarrjes së hapave të nevojshëm dhe bashkëpunimit me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, çështja u zgjidh me sukses dhe tani i gjithë personeli i Ministrisë së Brendshme gëzon sërish të drejtën e sigurimit shëndetësor.
Të lidhura
None found
Ministria thekson se vijon të jetë e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punonjësve të vet, si dhe në garantimin e ushtrimit të plotë dhe të pandërprerë të të gjitha të drejtave që rrjedhin nga marrëdhënia e punës.






