Dardan Krasniqi, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në Kosovë.
Gjatë paraqitjes në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Krasniqi përmendi shkrimin e dikurshëm “Shko Hashim”, me të cilin Kurti i kishte bërë thirrje Thaçit të paraqitej në Hagë. Sipas tij, nga personi që e shkroi atë tekst nuk mund të pritet asnjë përpjekje për ta sjellë Thaçin përsëri në vend.
Të lidhura
None found
Krasniqi theksoi se beson që kryeministri nuk ka “as dëshirën më të vogël” për kthimin e Thaçit.
Kjo deklaratë u bë një ditë pasi Dhomat e Specializuara në Hagë e dënuan Thaçin me 17 muaj burg për pengim të administrimit të drejtësisë. I pyetur nga gazetarët, kryeministri Kurti nuk dha asnjë koment për vendimin e gjykatës.






