NBA/ Utah frenon vrullin e Lakers, Denver mund Boston në “fotofinish”
Lakers janë mposhtur në shtëpinë e tyre pas plot 9 fitoreve radhazi. Ekipi i Jazz arriti që të bënte mrekullinë duke mposhtur Donçiç me shokë në momentin e tyre më të mirë.
Një tjetër ndeshje e luftuar fort ishte edhe ajo mes Denver dhe Boston. Nuggets i mbijetuan një sfide të ashpër dhe arritën që të mposhtnin Celtics.
Fitore të vështirë arritën edhe Memphis në Cleveland dhe Filadelfia, e cila mundi me përmbysje në transfertë Magic në Orlando.
Për Miami-n, Giannis Antetokounmpo i shkoi shumë pranë një dueli të madh ku basketbollisti grek ishte protagonist absolut në sfidën kundër ish-skuadrës së tij, Milëaukee. A.V.
Ndeshjet
CLEVELAND CAVALIERS-MEMPHIS GRIZZLIES 121-124
INDIANA PACERS-HOUSTON ROCKETS 104-119
ORLANDO MAGIC-PHILADELPHIA 76ERS 116-121
MIAMI HEAT-MILWAUKEE BUCKS 137-130
BROOKLYN NETS-CHICAGO BULLS 107-137
TORONTO RAPTORS-WASHINGTON WIZARDS 99-103
DALLAS MAVERICKS-GOLDEN STATE WARRIORS 116-94
OKLAHOMA CITY THUNDER-ATLANTA HAWKS 112-117
NEW ORLEANS PELICANS-DETROIT PISTONS 109-122
DENVER NUGGETS-BOSTON CELTICS 105-101
SACRAMENTO KINGS-PHOENIX SUNS 107-128
LOS ANGELES LAKERS-UTAH JAZZ 97-109
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



