Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing), me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane, ku pritet të mblidhen përfaqësues të nivelit të lartë nga vende të ndryshme për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë tryezë vjen në kuadër të angazhimit të Shqipërisë në bashkëpunimin me aleatët strategjikë dhe partnerët evropianë.

Prania e kryeministrit në këtë takim synon të riafirmojë rolin e Shqipërisë në diskutimet për sigurinë dhe stabilitetin evropian, si dhe mbështetjen e saj ndaj angazhimeve të përbashkëta me aleatët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb