Me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, merr pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing), që zhvillohet në Berlin.
Takimi do të mbahet në Kancelarinë Federale Gjermane.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian, si dhe angazhimin e saj të palëkundur në krah të aleatëve strategjikë.

