Kryeministri Edi Rama nis sot një vizitë zyrtare në Berlin me ftesë të kancelarit Friedrich Merz.
Gjatë kësaj vizite, Rama do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”.
Takimi do të mbahet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian, si dhe angazhimin e saj të palëkundur në krah të aleatëve strategjikë.