Tentoi të vidhte klinikën dentare duke kërcënuar me thikë stomatologen, arrestohet 44-vjeçari me precedent penal në Korçë
Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës këtë të enjte pasi ka sulmuar një stomatologe nën kërcënimin e thikës. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është shtetasi Artur Çina.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një 44-vjeçar ka hyrë dhunshëm në një klinikë dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës, me qëllim vjedhjen e klinikës.
Mësohet se ky i fundit, ka sulmuar stomatologen duke i grisur përparësen dhe e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën. Ai ka mundur të marrë vetëm laptopin dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Forcat e komisariatit të policisë Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e 44-vjeçarit dhe më pas është bërë arrestimi i tij për veprën penale “vjedhje me dhunë”. Materialet janë referuar pranë prokurorisë së Korçës ku do të vijojnë edhe veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte hyrë në një klinikë private, në lagjen nr. 5, dhe po kanoste me thikë pronaren e kësaj klinike, me qëllim vjedhjen, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e shtetasit:
-A. Ç., 44 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Ky shtetas ka hyrë në ambientet e një klinike dentare, ku pasi ka shtyrë me forcë pronaren e klinikës dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), ka vjedhur një laptop.
Thika e përdorur për kanosjen dhe laptopi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Situata nga reshjet në Qarkun Shkodër, 50 mm shi në 24 orët e fundit
Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur
Tabaku zbulon votën e PD-së për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës
- 09:56 Putin: Rusia, Kina dhe SHBA-ja kanë përgjegjësi të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale
- 09:49 Musk: Ne organizuam grushtin e shtetit në Kiev, pa ndihmën e Departamentit të Shtetit, kjo nuk do të kishte ndodhur
- 09:47 Samiti tripalësh në Kinë, Trump: Po bëjmë histori. Thirrje për çarmatim bërthamor dhe “vijë e kuqe” për Iranin
- 09:42 Trump, Xi dhe Putin nisin takimin historik trepalësh në Kinë, diskutimet tejkalojnë çështjen bërthamore
- 09:38 Anthropic vlerësohet 1.5 trilion dollarë, debuton në bursë si një nga kompanitë më të vlefshme në botë
- 09:37 “Mos më dërgo puthje”, replika e pazakontë e Vuçiçit ndaj deputetit në Parlament: E mora këtë si ngacmim seksual