Tentoi të vidhte klinikën dentare duke kërcënuar me thikë stomatologen, arrestohet 44-vjeçari në Korçë me precedent penal

19 Nëntor 2026 | 09:56

Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës këtë të enjte pasi ka sulmuar një stomatologe nën kërcënimin e thikës. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është shtetasi Artur Çina.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një 44-vjeçar ka hyrë dhunshëm në një klinikë dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës, me qëllim vjedhjen e klinikës.

Mësohet se ky i fundit, ka sulmuar stomatologen duke i grisur përparësen dhe e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën. Ai ka mundur të marrë vetëm laptopin dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Forcat e komisariatit të policisë Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e 44-vjeçarit dhe më pas është bërë arrestimi i tij për veprën penale “vjedhje me dhunë”. Materialet janë referuar pranë prokurorisë së Korçës ku do të vijojnë edhe veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte hyrë në një klinikë private, në lagjen nr. 5, dhe po kanoste me thikë pronaren e kësaj klinike, me qëllim vjedhjen, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e shtetasit:

-A. Ç., 44 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Ky shtetas ka hyrë në ambientet e një klinike dentare, ku pasi ka shtyrë me forcë pronaren e klinikës dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), ka vjedhur një laptop.

Thika e përdorur për kanosjen dhe laptopi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata nga reshjet në Qarkun Shkodër, 50 mm shi në 24 orët e fundit

Situata në Qarkun e Shkodrës pas reshjeve të shiut paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme. Pavarësisht reshjeve të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, deri...
09:16 | 19/11/2026

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

Policia e Tiranës ka reaguar këtë të mërkurë zyrtarisht duke hedhur poshtë pretendimet e protestuesit me iniciale E. Gj., i cili ka akuzuar efektivët për...
22:33 | 18/11/2026

Tabaku zbulon votën e PD-së për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në një lidhje live në Now me Erla Mëhillin, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me projektbuxhetin...
21:57 | 18/11/2026