Bota

Mik i Putinit, kush është oligarku rus në qendër të një divorci rekord/Gruaja i kërkon mbi 2 miliardë paund!

Mbi 2,1 miliardë paund. Kjo është shuma që kërkon Natalia Potanina, bashkëshortja e oligarkut rus Vladimir Potanin, në procesin e divorcit që po shqyrtohet aktualisht nga Gjykata e Lartë në Londër.

Mediat britanike e kanë përshkruar këtë mosmarrëveshje si një nga më të shtrenjtat të trajtuar ndonjëherë në sistemin ligjor anglez.

Potanin, i cili deklaron të ardhura vjetore prej 42,2 milionë paundësh, e ka kundërshtuar kërkesën. Më herët i ofroi  “vetëm” 25 milionë paund, ofertë që më pas u tërhoq. Një vendim pritet në muajin dhjetor.

Beteja ka të bëjë me një pasuri të jashtëzakonshme

Natalia Potanina e ka kufizuar kërkesën në 50% të vlerës së aksioneve që bashkëshorti zotëron në kompaninë “Norilsk Nickel”, si dhe një pjesë të dividendëve që ai ka përfituar nga viti 2014, plus një pronë të nivelit të lartë në Rusi.

Vlera totale e kërkesës arrin në 2,174 miliardë paund, shifër që avokati i saj, Charles Howard, e vlerëson si afërsisht një të shtatën e pasurisë prej 14 miliardë paundësh që i atribuohet bashkëshortit.

Kërkesat përfshijnë edhe mbi 172 milionë paund pasuri të paluajtshme në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe një pagesë vjetore prej 12,3 milionë paundësh.

Sipas Howard-it, gjatë martesës së tyre, çifti ka bërë një “jetesë tejet luksoze”, me “shtëpi përrallore” e jahte. Referuar Potaninës, gjykatat ruse, në proceset e mëparshme të divorcit, morën parasysh vetëm ato asete të regjistruara zyrtarisht në emër të ish-bashkëshortit.

Howard argumenton se për pasojë, asaj i mbeti “më pak se 1% e pasurisë së krijuar gjatë kësaj martese të gjatë”, një situatë të cilën e përshkruan si “padrejtësi të madhe”.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.