Në seancën plenare maratonë mbrëmë, energjia elektrike u ndërpre për disa çaste.  

Për këtë situatë burime nga OSHEE thonë për Report Tv se një fider u stakua, por ekipet ndërhynë menjëherë ku brenda një kohe të shpejtë vendosën në punë fiderin tjetër.

Ndërkohë ndërprerja nuk ka qenë vetëm në godinën e Kuvendit por në zonë.

Megjithatë, Kuvendi ka gjenerator dhe UPS (Furnizimi me energji të pandërprerë), dhe pavarësisht stakimit të fiderit, energjia elektrike në godinë nuk duhej të ishte ndërprerë.

Mbetet e paqartë pse UPS nuk ka funksionuar.