Milot Rashica pranë largimit nga Besiktasi, turqit vënë në shënjestër talentin e Manchester United

Gjatë merkatos së janarit, Besiktasi parashikon ndërhyrje të thella në krahun e djathtë të repartit ofensiv, teksa në radarët e klubit nga Stambolli ka hyrë edhe Amad Diallo, një prej talenteve të Manchester United.

Burime nga media turke Fotomac bëjnë me dije se krerët e Besiktasit kanë shprehur pakënaqësi për rendimentin e lojtarëve që mbulojnë aktualisht këtë pozicion, mes të cilëve përmenden Milot Rashica, Vaclav Cerny dhe Ernest Poku.

Të lidhura

None found

Rashica shihet si një largim i sigurt nga skuadra, ndërsa Besiktasi nuk ka në plane të ushtrojë të drejtën e blerjes për Pokun.

Paralelisht, klubi është i hapur ndaj ofertave për Cernyn, çka sinjalizon një ristrukturim të plotë të këtij sektori të fushës.

Amad Diallo është shndërruar në shënjestrën kryesore për të forcuar anën e djathtë të sulmit. Megjithatë, skuadra turke po mban në konsideratë edhe opsione të tjera që vijnë nga kampionatet e Belgjikës dhe Portugalisë.

Reprezentuesi 24-vjeçar ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 17 asistime në 105 ndeshje të luajtura me Manchester Unitedin.

Marrëveshja e tij me “Djajtë e Kuq” skadon në qershor të vitit 2030, ndërsa vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 45 milionë euro.

Duke marrë parasysh shifrat e larta të këtij operacioni, një huazim duket si rruga më e mundshme për Besiktasin, i cili kërkon të transformojë ndjeshëm krahun e djathtë të sulmit përpara nisjes së gjysmës së dytë të sezonit.


Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet