FIFA ka zyrtarizuar tre kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të zhvillohen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut, në kuadër të Kongresit të 77-të të organizmit më të lartë të futbollit botëror.
Në garën për drejtimin e FIFA-s do të jenë Philippe Diallo, Gianni Infantino dhe Kohzo Tashima. Emrat janë bërë publikë nga sekretariati i përgjithshëm i FIFA-s, pas propozimeve të paraqitura nga federatat anëtare.
Dokumentacioni i të tre kandidatëve i është përcjellë tashmë Komitetit Zgjedhor, i cili do të shqyrtojë dosjet dhe do të vendosë për pranimin përfundimtar të tyre në garën presidenciale. Sipas kalendarit të përcaktuar, lista zyrtare e kandidatëve që do të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje do t'u komunikohet federatave anëtare jo më vonë se 18 shkurti 2027.
Procedurat dhe rregullat e garës përcaktohen nga Statuti i FIFA-s dhe Rregullorja e Qeverisjes së këtij institucioni.
Në listën e kandidatëve nuk figuron Ramon Vega, i cili duket se ka hequr dorë nga gara, pasi kishte tentuar të kandidonte edhe në zgjedhjet e viteve 2015, 2019 dhe 2022.
Kështu, nëse të tre kandidaturat marrin miratimin përfundimtar, zgjedhjet e marsit 2027 do të zhvillohen mes Infantinos, Diallos dhe Tashima-s, për të përcaktuar drejtuesin e ardhshëm të futbollit botëror.
© SYRI.net
Kategoria Superiore rikthehet me javën e 12-të, ja kalendari i plotë i ndeshjeve
Dopingu i kushton shtrenjtë kampiones së botës, Peres Jepchirchir pezullohet për tre vjet
Interi kërkon përforcime në mbrojtje, Lazio vendos çmimin për Oliver ProvstgaardBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: