Bruno Fernandes synon rikthimin në Serie A, te Milan e konsiderojnë si pasuesin e Luka Modric

19 Nëntor 2026
10:24
Telesport
back button

Kthimi nga angazhimet me kombëtaren do të shënojë një moment kyç për të ardhmen e Bruno Fernandes te Manchester United. Trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Mauricio Pochettino, pritet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me kapitenin për të kuptuar qasjen e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Jo vetëm kaq, por edhe për të përcaktuar nëse ekziston një mundësi reale për ta mbajtur atë në “Old Trafford” edhe pas 30 qershorit, datës kur skadon kontrata e tij aktuale. Duket se mesfushori portugez po mendon seriozisht t’i japë fund qëndrimit të tij në Angli, pas vitesh të karakterizuara nga faza të vazhdueshme rindërtimi.

Në këtë kontekst, Milan po përpiqet të ndërhyjë, i mbështetur edhe nga prania e Rúben Amorim si trajner. Fernandes, që në Serie A ka luajtur me Udinese e Sampdoria, gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer me Amorim, që nga koha kur ishin të dy tek United. Madje të dy kanë të njëjtin agjent, Miguel Pinho.

Marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor, ndonëse klubi ka mundësinë ta zgjasë atë për një sezon shtesë. Ylli portugez thuhet se është i joshur nga mundësia e një rikthimi në Serie A. Sipas Fabrizio Romano, Milan bëri përpjekje konkrete për ta afruar atë verën e kaluar.

Ndryshimet taktike nën drejtimin e Pochettino, së bashku me ndryshimet e mundshme në hierarkinë sportive, kanë rihapur diskutimet mes mesfushorit dhe United. Në prapavijë, Milan mbetet një pretendent, duke e parë ndoshta Bruno Fernandes si pasuesin e Luka Modric.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit