Kronikë
Konflikt mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyjnë autoritetet
Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Reç të Shkodrës.
Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë duke ushtruar kontrolle në ambientet e burgut, me qëllim verifikimin e situatës dhe evidentimin e sendeve të ndaluara.
Sipas informacioneve paraprake, kontrollet janë kryer nga AMSEVP-ja, gjatë të cilave janë konstatuar edhe sende të ndaluara brenda institucionit.
Deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me shkaqet e konfliktit, personat e përfshirë apo nëse ka të dëmtuar. Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi incidentin dhe rezultatet e kontrolleve
Vazhdo të lexosh
Reklamë




