Nis samiti historik Trump-Xi-Putin/ BBC: Rusia e sheh këtë takim si ‘Jalta 2.0’

Nis samiti historik Trump-Xi-Putin/ BBC: Rusia e sheh këtë takim si ‘Jalta 2.0’

10:47, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping po zhvillojnë bisedime në qytetin kinez Shenzhen. Në nisje të takimit, Xi Jinping deklaroi se bisedimet kanë një “rëndësi historike, që shënon një pikë kthese”, ndërsa Trump tha se ata po "bëjnë vërtet histori”.

Nga Liza Fokht, BBC

Deklaratat hyrëse të Vladimir Putinit sugjerojnë se, në njëfarë kuptimi, Rusia e sheh takimin e sotëm si një lloj “Jalta 2.0”.

Kujtojmë se konferenca origjinale e Jaltës u zhvillua në vitin 1945, në qytetin e Jaltës, në Krime.

Aty u takuan udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Sovjetik për të diskutuar riorganizimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalimin e tij, Putini theksoi se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara ishin ndër fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore.

Ai deklaroi se të tria vendet ndajnë një “përgjegjësi të përbashkët” për “ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Presidenti rus propozoi diskutimin e çështjeve të tilla si siguria ekonomike globale dhe rajonale, siguria ushqimore dhe energjetike, si dhe zgjidhja e konflikteve rajonale, përfshirë luftën në Ukrainë.

Putini përmendi gjithashtu se luftën në Ukrainë e kishte diskutuar tashmë gjatë takimeve dypalëshe me Xi Jinpingun dhe Donald Trumpin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco