Një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tij në Zubin Potok, ku jetonte i vetëm. Ai ka ndërruar jetë pasi është transportuar në spital.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 18 nëntor 2026, rreth orës 20:20.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, të cilët e kanë transportuar viktimën drejt spitalit.

Megjithatë, me të arritur në spital, mjekët kanë konstatuar se ai kishte arritur pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Policia e ka iniciuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”. /Telegrafi/