Sheqerpare, receta e gjysheve nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Çdo ditë, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, shefja e kuzhinës Albana Mancia sjell receta të shijshme, ide kreative dhe sugjerime për gatime që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Ndiqni recetat e saj dhe zbuloni çdo ditë shije të reja, hap pas hapi!
Përbërësit:
500 gr miell OLA
200 gr gjalpë në temperaturë dhome
200 ml vaj
1 vezë + 2 të verdha
1 filxhan kafeje kos
1 lugë kafeje kripë
1 paketë sodë
Për shurupin:
700 gr sheqer
600 ml ujë
1 vanilje
Cipa limoni
Përgatitja:
Në një tavë të thellë hedhim gjalpin, vajin, kripën, kosin, sodën, vezët dhe i përziejmë derisa të formohet një masë uniforme.
Shtojmë miellin pak nga pak dhe e punojmë me dorë derisa të formohet një brumë pak i butë.
Lyejmë tavën me pak lyrë dhe vendosim në të brumin në formë topash sa një kokërr vezë. Me këta përbërës mund të dalin 15–16 byreksheqere.
Me fundin e filxhanit të kafesë e ngjeshim pak, sa të formohet një formë e rrumbullakët mbi brumin.
Në mes të byreksheqereve vendosim një kokërr bajame ose një gjysëm arre.
I pjekim në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 35 minuta.
Përgatitja e shurupit
Përgatisim shurupin me ujin, sheqerin, vaniljen dhe disa cipa limoni.
Pasi të ketë marrë valë, e lëmë të ziejë 2–3 minuta.
I lëmë të vakën pak të dyja dhe ua hedhim shurupin duke i lënë që ta thithin atë plotësisht.




