Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës pasi ka sulmuar një stomatologe nën kërcënimin e thikës. I arrestuari është shtetasi Artur Çina. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një 44-vjeçar ka hyrë dhunshëm në një klinikë dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës, me qëllim vjedhjen e klinikës.