Futbollisti kosovar Edon Zhegrova mund të transferohet në Arabi
Klubi saudit Al-Ittihad nuk është dorëzuar në përpjekjet për transferimin e futbollistit kosovar Edon Zhegrova dhe pritet të bëjë një tjetër tentativë për ta bindur Juventusin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediumit rumun “ProSport”, klubi nga Arabia Saudite po përgatit një ofertë të re për anësorin kosovar, i cili aktualisht është pjesë e gjigantit italian Juventus.
Interesimi i Al-Ittihadit për Zhegrovën nuk është i ri, pasi klubi saudit kishte shfaqur interesim edhe më herët për shërbimet e tij. Megjithatë, transferimi nuk ishte konkretizuar, ndërsa tashmë drejtuesit e klubit duket se janë të gatshëm të rikthehen me një ofertë tjetër.
Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille, duke kaluar në një prej skuadrave më të mëdha të futbollit italian. Futbollisti 27-vjeçar është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës.
Sipas raportimit të “ProSport”, mbetet të shihet nëse oferta e re e Al-Ittihadit do të jetë e mjaftueshme për ta bindur Juventusin që të heqë dorë nga shërbimet e reprezentuesit kosovar.
Pochettino: Mançesteri nuk do të jetë gjithmonë blu, do ta rikthej Man United në klubin më të suksesshëm
Ekipi rus i futbollit përjashtohet nga shorti i Kupës UEFA 2028
Ndryshime te Teuta, Edmond Jazexhi emërohet Drejtor Sportiv i volejbollit të femrave
- 11:05 Alarm në Francë, vendi rrit rrezikun nga gripi i shpendëve në nivelin më të lartë
- 10:56 Dhjetëra të zhdukur pasi një anije me 100 emigrantë u fundos në brigjet e Senegalit
- 10:43 E pyeti Trump-in për Jensen Huang të Nvidia-s, Kina përjashton gazetaren nga takimi trepalësh
- 10:23 Konflikt mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyjnë autoritetet
- 10:15 Instagram sjell një funksion të ri: Përdoruesit mund të modifikojnë Story-t edhe pas publikimit
- 10:15 Samiti tripalësh në Kinë, Xi Jinping: Një luftë bërthamore nuk mund të ketë fitues