Meghan Markle po kalon një periudhë të vështirë emocionale pas arrestimit të të atit, Thomas Markle Sr., 82 vjeç, në Florida, nën dyshimin për posedim të materialeve pornografike me të mitur.
“Meghan është e shkatërruar. Bëhet fjalë për të atin, një person të cilit i ka besuar dhe me të cilin ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt për vite me radhë”, ka treguar një burim pranë Dukeshës së Sussex për revistën People.

“Meghan dhe nëna e saj janë shumë të afërta dhe po mbështesin njëra-tjetrën. Ajo e ndien edhe më shumë mungesën e së ëmës dhe kanë komunikuar shpesh gjatë kësaj periudhe”, ka shtuar burimi.

Pas paraqitjes së parë në gjykatë, ai ishte liruar me kusht për t’u kthyer në qendrën ku merrte kujdes për shkak të demencës, nën monitorim elektronik. Megjithatë, të hënën ai dyshohet se hoqi byzylykun elektronik të monitorimit, duke bërë që lirimi i tij të anulohej. Autoritetet konfirmuan se Thomas është arrestuar sërish dhe aktualisht mbahet në paraburgim.










